Sulmuesi anësor i skuadrës spanjolle Atletico Madrid, Alessio Cerci, u ka kërkuar zyrtarëve të skuadrës spanjolle largimin, pasi nuk është i kënaqur me trajtimin që është duke i bërë trajneri Diego Simeone.

Sipas mediave italiane, janë dy skuadra nga Serie A që janë të interesuara për Cerci, ato janë Bologna dhe Lazio.

Nga ana tjetër një largim të Cerci nga Atletico Madrid e ka konfirmuar edhe agjenti i tij, i cili e sheh si zgjidhjen e vetme për të shpëtuar karrierën e ish-anëtarit e Torinos.

Artikulli paraprakZënka që kushtoi 200.000 dënim….
Artikulli tjetërRilind Chapecoense! Këta janë 37 lojtarët që rikthejnë shpresën e humbur të tifozëve