Finalja e shumëpritur në Lindje.

Boston Celtics e ka mposhtur Philadelphia 76-ers me rezultat 114:112, dhe me rezultat të përgjithshëm 4:1 në seri, ka kaluar në finale të Lindjes, përcjell Korneri.net

Boston pati mjaftë telashe në këtë duel pasi ai u vendos krejt në fund, mirëpo marr në përgjithësi me plotë meritë. Liderët e Boston ishin, Jayson Tatum me 25 pikë dhe Jaylon Broën me 24 pikë, ndërsa lojë të mirë shfaqi edhe Terry Rozier i shtoi 17 pikë të tjera.
Te humbësit u dalluan, Dario Saric dhe Joel Ambiied të cilët shënuan nga 27 pikë secili, duke shtuar 10 respektivisht 12 kërcime.

Në finalen e Lindjes do të jetë përballja e gjigantëve dhe favoritëve jo vetëm në Konferencës, por ndoshta edhe këtij edicioni, pasi Boston Celtics takohet me Cleveland Caveliers. /Korneri.net

Artikulli paraprak“ATP Madrid Masters”, eliminohet Djokoviç. Nadal, i pamposhtshëm
Artikulli tjetërZyrtare, De Vrij te Interi por zikaltrit nuk kanë para për Cancelon e Rafinhan