8 javë nga fundi dhe me 25 pikë më shumë se Aberdeen, Celtic fiton titullin e 6-të rradhazi në kampionatin skocez. I pari nën drejtimin e Irlandezo-veriorit, Brendan Rodgers që mori drejtimin e skuadrës, Majin e kaluar nga Roni Deila. 3 gola nga Sinclair shoqëruar prej Armstrong dhe Roberts e bënë të pavlefshëm suksesin e ndjekësve ndaj Dundee’t të premten.

Hearts ishte i pafuqishëm për të ndalur humbjen e dytë përballë kampionëve të cilët janë ende në lojë për një sukses të trefishtë këtë sezon në veri të Mbretërisë së Bashkuar. Celtic mundi pikërisht Aberdeen në Nëntorin e kaluar për të fituar Kupën e Ligës.

Ndërsa më vonë gjatë Prillit do të luajë ndaj Rangers në 1/2 finalen e Kupës së Skocisë. Të famshmen TREBLE, Celtic e ka realizuar vetëm një 1 herë, në sezonin 2000-’01, 2 vite më herët se Rangers, i vetmi ekip që e ka bërë këtë gjë vec bardhegjelbërve. Për të mbajtur larg presionin, Rodgers thotë për median se skuadra e tij mendon të luajë futboll të bukur më parë, e të fitojë tituj më pas.

Një tjetër rekord që mund të thyejnë të besuarit e tij është edhe sezoni pa humbje. Deri tani 6 herë kampionët rradhazi kanë vetëm 4 barazime. Skuadra e fundit që fitoi një titull pa humbje ishte Rangers 2 shekuj më parë kur barazonte pikërisht Celtic, por atëherë kampionati zhvillohej në 18 javë.

Që në Skoci nuk kanë rivalë, kjo dihet por Rodgers dhe katolikët sic njihet ndryshe Celtic kanë nevojë për kthimin në Champions League. Ish trajneri i Liverpool, tani në Glasgow e di se kjo ka nevojë për një merkato të fuqishme.

 

Raporti: Supersport.al

Artikulli paraprakNuk ka fitues në Emirates, një për askënd
Artikulli tjetërKjo është e vërteta nga Gjakova