Leonardo Jardim, trajneri portugez i Monakos, është në listën e shumë klubeve të mëdha europiane, por në veçanti të atyre angleze. Shtypi britanik bën me dije sot se emri i tij lakohet shumë për te Chelsea dhe Arsenali.
Blutë janë më të interesuar për të nënshkruar me Jardim, i cili shihet si pasuesi ideal i Antonio Contes. Portugezi ka drejtuar me shumë sukses Monakon dhe shumë klube të huaja duan ta kenë në krye të skuadrave të tyre.
Për momentin, dueli është kufizuar mes Chelsea dhe Arsenalit, ndërkohë që vetë trajneri nuk është shprehur në lidhje me të ardhmen e tij, nëse do të qëndrojë në Francë apo do të shkojë në Angli. Sigurisht, stolave të Celsi dhe Arsenalit nuk do t’u thoshte “jo”.