U fol në Spanjë se ëndrra e tij quhet Barcelona, por asnjë lajm i tillë nuk po përmendet në Itali.
Talenti i madh Italian Sandro Tonalli, shumë vështirë do të largohet nga Serie A, pavarësisht se skuadra e tij Brescia me shumë gjasa do të largohet nga elita, sepse gjendet krejt në fund të renditjes tabelare, përcjell Korneri.net
Presidenti i Brescia, Massimo Cellino, u ka bërë me dije Interit dhe Juventusit, që lojtari mund të largohet nga skuadra vetëm atëherë kur diskutohet për 50 milionë euro, asnjë cent më pak se kaq, kurse e njëjta do të vlente eventuslisht edhe për PSG, që po ashtu ka shprehur dëshirë për lojtarin.

Në Itali po flitet se interesimin më të madh deri tash e ka shfaq Inter, që po mendon mënyrën për të ardhur të marrëveshja finale, duke ofruar edhe ndonjë lojtarë që kjo shifër e kërkuar nga Cellino të zbutet, ose të pret fundit e kampionatit, pasi në klauzolën e futbollistit shkruan që në rast se skuadra ku ai luan bie nga elita, çmimi i tij mund të ulet pët së paku 10-15 milionë euro.
Prandaj, Inter po mendon që më shpejtë të vije te lojtari, duke mos e anashkaluar assesi edhe Juventusin. /Korneri.net