Trajneri i Kombëtares së Kosovës U21, Rafet Prekazi, ka mbajtur dje një konferencë për mediat, ku ka publikuar edhe listën e 23 futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Evropianin 2019.

Ndeshja e parë do të zhvillohet kundër Norvegjisë më 1 shtator në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë dhe kundër Gjermanisë më 5 shtator në Osnabruck.

Në listën e Prekazit mungonte sulmuesi i talentuar i Ipswich Town, Bersant Celina, për të cilin u fol se kishte grip ngjitës. Por në fakt e vërteta është krejtësisht ndryshe, pasi Celina ka luajtur dje me U23 e Ipswich ndaj Sheffield, ku dhe humbi një 11-metërsh në fitoren 3:2 të skuadrës së tij.

Celina ka refuzuar të luajë për U23, teksa ai dëshiron vetëm të jetë pjesë e kombëtares së madhe.

Artikulli paraprakDy arsyet pse Mbappe zgjodhi PSG-në para Realit
Artikulli tjetërTronditet Interi, Cancelo pëson një dëmtim të rëndë