Alexis Sanchez ishte kapur nga kamerat në ndeshjen e javës së kaluar ndaj Bayern Munchen duke qeshur edhe pse Arsenal ishte duke u deklasuar në fushë.

Nisur nga ky fakt tifozët e skuadrës londineze ishin te revoltuar me veprimin e sulmuesit kilian, mirëpo në përkrahje të tij ka dalur portieri Petr Chech, i cili e ka mbrojtur në njëfarë mënyre shokun e tij të skuadrës.

Sipas portierit çek, e qeshura e Sanchez në fakt nuk ishte e tillë. Ai ishte i mërzitur po aq sa tifozët, dhe se ishin duke diskutuar për situatën. E qeshura nuk kishte në atë kuptim që e kanë marrë tifozët e “Topçinjëve”.

Londinezët iu rikthyer rrugës së fitoreve, këtë herë në FA Cup ku mposhtën Lincoln City me rezultat 5-0, duke kaluar për në fazën tjetër të këtij kampionati.

Artikulli paraprakBombastike: Real Madrid në “pjatë” dy futbollistë për Paulo Dybala! Tani Juventus duhet në mendojë mirë….
Artikulli tjetërShpërthen menaxheri: Francezët duhet t’i puthin këmbët Verrattit…