Që nga tetori i vitit të kaluar spanjolli është duke luftuar me lëndimet: “Nuk mund ta përshkruaj se sa shumë e kam të vështirë …”

A ju kujtohet Santi Cazorla?

Në ditët kur tifozët e Arsenalit fillimisht festuan trofeun e FA Cup, e më pas (më pak) kontratën e re të Arsene Ëenger, e përditshmja spanjolle “AS” ka dëgjuar një lajm i keq, për operacionin e nëntë të mesfushorit!?

Cazorla kishte lënduar kyçin e këmbës së tij në tetor të vitit të kaluar dhe që atëherë ka qenë plot tetë herë në operacione, kurse këto ditë edhe të nëntin. Megjithatë, ai ka marr kontratë të re me klubin.

“Unë nuk mund ta përshkruaj se sa e kam të vështirë, por dëshira ime për futboll është më e fortë se çdo gjë. Unë kam qenë në operacion dhe nuk e di saktësisht se kur unë mund të kthehem në fushë, por unë dyshoj se rimëkëmbja do të zgjasë më pak se pesë muaj. Unë nuk kam luajtur që nga tetori dhe isha në operacionin e nëntë. Shpresoj që gjithçka do të jetë e kaluar dhe se unë do të kthehem në fushë “, ka thënë Cazorla 32-vjeçar.

“Pata vazhdimisht komplikime gjatë operacioneve, me bakterie në sallën e operacionit, infeksionet e kockave, dhe plaga ike nuk ishte shëruar …”

Në fushën e blertë nuk mund ta shohim para muajit dhjetor nëse ju edhe atëherë…

Artikulli paraprakZyrtare: Inzaghi vazhdoi kontratën
Artikulli tjetërMë kërkuan tri klube angleze, mirëpo Juventus është…