Cleveland Cavaliers tregon forcën në një nga ndeshjet më emocionuese të NBA. Finalistët e sezonit të kaluar mposhten 121:99 Boston Celtics, në një ndeshje që ishte krejtësisht e barabartë në periudhën e parë, por në atë pasardhëse mysafirët falë LeBron James, që e mbylli ndeshjen me 24 pikë, 10 asistime dhe 8 kërcime, morën kryesimin për të mos e lëshuar deri në fund, duke fituar me plot 22 pikë diferencë.
Tjetër sukses për Houston Rockets, që fitoi 104:97 ndaj Dallas Mavericks. Vendasit e bënë diferencën në pjesën e dytë, gjithsesi pa u lodhur shumë, me James Harden që e mbylli takimin me 27 pikë. Atë e ndihmoi edhe Chris Paul me 25 pikë, 9 asistime dhe 8 kërcime.
Paraqitje të mire pati edhe Oklahoma City Thunder përballë Memphis Grizzlies, duke fituar në fund me rezultat 110;92. Periudha e parë ishte e mrekullueshme për vendasit që krijuan epërsi prej 17 pikësh, 35:18. Ritmi vijoi tepër i lartë, me Grizzlies që tentuan përmbysjen në periudhën e tretë, por ishte krejt e kotë. Paul George ishte kryesori në këtë ndeshje me 33 pikë.
Në takimet e tjera Charlotte Hornets humbi ndaj Toronto Raptors 103:123. Kanadezët e patën të lehtë suksesin me dyshen DeRozan – Miles, me 49 pikë në total. Atlanta Hawks fitoi me vështirësi 118:115 ndaj Detroit Pistons, Indiana Pacers – New York Knicks përfundoi 121:113, me Victor Oladipon që shënoi 30 pikë, 9 asistime dhe 8 rkërcime, Minnesota Timberwolves e kaloi me sukses Sacramento Kings 111:106 dhe Portland Trail Blazers që humbi nga Utah Jazz 96-115. /Korneri.net