Cleveland Cavaliers shënoi edhe fitoren e tetë nga nëntë ndeshje të zhvilluara deri më tani. Këtë herë “kalorësit” mposhtën 100:93 Charlotte Hornets, ku sërish basketbollistët më efikas te kampionët ishin LeBron James dhe Kyrie Irving që shënuan nga 9 pikë secili, kurse Kevin Love i shtoi 17. Te humbësit u dallua Kemba Walker me 21 pikë të shënuara. Për Hornets ishte kjo disfata e tretë sezonale.

Golden State poashtu regjistroi fitore e tetë sezonale. Warriors këtë radhë mposhti Phoenix Suns me rezultat 133-120, falë Stephen Curry dhe Klay Thompson.  Dy yjet e kësaj skuadre ishin të papërmbajtshëm  duke shënuar nga 30 pikë secili, ndërsa Kevin Durant shënoi vetëm një pikë më pak. Në duelin e cili kishte vetëm sulm dhe jo mbrojtje, mirë u gjindën te humbësit edhe T.J Warren së bashku me Eric Bledsoe që i shënuan nga 20 pikë secili.

Oklahoma dhe Denver Nuggets nuk po kalojnë formë të mirë në këtë fillim edicioni. Skluadra e Thunder këtë herë u mposht nga Orlando Magic 110:119, ku për skuadrën nga Florida u veçua Serge Ibaka, i cili shënoi 31 pikë, duke e ndëshkuar ish-skuadrën e tij. Ndërsa Denver pësoi disfatën e katërt  radhazi pasi u mposht edhe nga Portland Trail Blazers 105:112, duke shënuar një bilanc me 3 fitore dhe 7 humbje.

Artikulli paraprakModric me tu kthyer në Madrid e dha një porosi!
Artikulli tjetërSipas “Marca”, Messi largohet nga Barcelona?