Edinson Cavani vazhdon karrierën në Argjentinë.
Ish-lojtari i Napolit, Palermos dhe PSG-së i tha lamtumirë Evropës dhe u kthye në Amerikën e Jugut, më saktë në Argjentinë, te skuadra e tij e ëndrrave Boca Juniors, pasi rrënqethet me zhurmën dhe atmosferën që krijojnë tifozët në stadiumin Bombonera, përcjell Korneri.net

Ky është njoftimi i klubit që shkruan: “ Të lumtur që ju kam në shtëpi”, duke pushtuar në rrjetet sociale lajmin e madh, duke ndarë disa nga shfaqjet më të rëndësishme të Matadorit. Cavani, siç raportohet nga Boca Juniors në Twitter, do të marrë fanellën me numrin 10. /Korneri.net