Kush e gjuan penalltinë? Çështja rikthehet sërish te PSG.

Në ndeshjen e sotme përballë Troyes, Edison Cavani ka fituar penallti në minutat e fundit të takimit.

Edhe pse te skuadra kryeqytetase tashmë është Neymar ai që i ekzekuton, Cavani i ka kërkuar brazilianit që ta gjuajë ai.

Kërkesa e uruguaianit është ajo që fiton në fund, por penalltinë ai nuk e shënon dot.

Pjesa e parë e takimit Paris SG – Troyes, e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit francez është mbyllur me rrjeta të paprekura.

Artikulli paraprakPanik te Reali, dëmtohet ylli skuadrës
Artikulli tjetërArsenali më i mirë i vitit