Si e nisi ndeshjen Barcelona me superofanziv ndaj Paris SG, menjëherë u pa se Barcelona do ta bëjë atë që nuk e kishte bërë askush në histori të kësaj gare të quajtur Champions League.
Të mposhtet Paris Sg 6:1 ishte diçka e paimagjinueshme e paparë deri më tani, dhe kjo ishte ndeshja më e madhe në histori të Ligës së Kampionëve.
Kjo mbrëmje nuk do të harrohet kurrë, pasi u arrit “remuntada” me e madhe ndonjëherë.
Rezultati 4:0 nga ndeshja e parë ishte e lartë për Barcelonën, por kur rezultati 3:0 pas vetëm 50 minutash lojë kur shënuan Luis Suarez, Layvin Kurzawa autogol dhe Lionel Messi nga penalltia, entuziazmi tek të gjithë ishte i lartë. Mirëpo, një sulmues si Edinson Cavani i shuajti për një moment ëndrrat e Barcelonës me një gol të bukur të shënuar në minutën e 62. Mirëpo nuk doli të jetë vendimtarë.
Braziliani Neymar pas një supergoli nga gjuajtja e lirë i dha shpresa ende Barcelonës, dhe i njëjti pas penalltisë së dytë (shumë e dyshimtë) shënoi për rezultatin final 5:1. Dhe, në sekondën e fundit Sergio Roberto shënoi për rezultatin final 6:1, dhe mjaftoi për të depërtuar në çerekfinale.