Manchester United është skuadra e katërt dhe e fundit nga futboll anglez që pret biletën në gjysmëfinale të Kupë së Ligës. “Djajtë e Kuq” fituan 0-2 në “Goodison Park” ndaj Evertonit të Carlo Acelottit, që nuk e shfrytëzoi faktorin fushë (në fakt, pa tifozë ka pak rëndësi ku luhet ndeshja) për të vijuar më tej në këtë kompeticion.

Në fakt, shifrat mund të gënjejnë sa i përket shkallës së vështirësisë, pasi deri 2 minuta para përfundimit të kohës së rregullt rezultat vazhdonte të qëndronte 0-0. Pikërisht në të 88-ën erdhi goli i parë i United, i shënuar nga Edinson Cavani, ndërsa në kohën shtesë realizoi golin e “knock out”-it Martial.

/Supersport.al

Artikulli paraprakSuper Milan fitoi në sekondën e fundit, Theo më i miri në botë në rolin e vet
Artikulli tjetërTake Up The Prospect To Read Our Uberhorny Evaluate