Edinson Cavani mund të largohet nga Manchester United pas vetëm një sezoni në Old Trafford.

El Matador i cili ka shënuar 7 gola në 25 takime në të gjitha kompeticionet me Djajtë e Kuq në këtë sezon, me shumë gjasa do t’i japë lamtumirën Manchester-it në fund të këtij edicioni për t’u transferuar në Amerikën e Jugut. Gazeta argjentinase Ole raporton se drejtuesit e Boca Juniors kanë nisur kontaktet e para me menaxherin e Cavanit për të bërë të mundur kalimin e sulmuesit uruguian në Bombonera.

Në kontratën aktuale të Cavanit me Manchester United ekziston mundësia e rinovimit edhe për një tjetër sezon, por dëshira e El Matador është të largohet dhe Boca Juniors është gati t’o ofrojë një kontratë 3-vjeçare edhe pse paga që mund të përfitojë te Boca në 3 vite, Cavani e përfiton në vetëm 1 sezon te United.

/Supersport.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here