Për të ardhur deri në finale është dashur punë dhe Cleveland Cavaliers nuk e ka pasur aspak të lehtë kundër Boston Celtics. Gjithçka u zgjidh në serinë e shtatë të finaleve në Konferencën e Lindjes. LeBron James triumfuan 4-3 me ndeshje, ndërkohë që seria e fundit nuk nisi mirë për Cavaliers, që më pas përmbysën gjithçka dhe fituan 79-87, duke siguruar kështu finalen e madhe. Tashmë presin finalistin tjetër: Houston Rockets ose Golden State Warriors do përballet me skuadrën e “Mbretit”.

Boston e nisi mirë ndeshjen dhe arriti të shënojë tetë pikë më shumë në periodën e parë, që u mbyll me shifrat 26-18. Cavaliers reaguan në periodën e dytë, por vetëm e ngushtuan diferencën, pasi vendasit po bënin një paraqitje të mirë. Gjysma e parë e lojës u mbyll me rezultatin 43-39 në favor të Boston Celtics. Midis skuadrave nuk ka diferenca të mëdha dhe këtë e tregon edhe diferenca e pikëve periodë pas periode.

Cavaliers në fund të periodës së tretë e pa veten në avantazh, pasi arriti të shënojë 7 pikë më shumë se Boston, duke kaluar në epërsinë e tre pikë. Në periodën e fundit ruajti ritmin dhe këtë herë realizoi pesë pikë më shumë, duke mbyllur gjithçka me rezultatin 79-87. Jayson Tatum me 24 pikë dhe Al Horford me 17 pikë u përulën para LeBron James&Co. “Mbreti ishte i papërmbajtshëm, duke shënuar gati gjysmën e pikëve të skuadrës së tij, pasi realizoi 35 pikë, ndërkohë që regjistroi edhe 9 asiste dhe 15 ribaunde. Paraqitje mjaft e mirë edhe nga Jeff Green, që shënoi 19 pikë, për t’i dhënë mundësinë Cavaliers të kalonte në finalen e madhe.

Artikulli paraprakPas gafave në finalen e Championsit, Kariusit i ndodh diçka shokuese!
Artikulli tjetërNeymar: Transferimin në Real Madrid është thjesht budallallëk