AS ROME V ARSENAL, CHAMPIONS LEAGUE. PIC ANDY HOOPER CASANO CELEBRATES WITH TOTTI.

Largimi nga Roma për të provuar veten në skenën më të vështirë futbollistike, Real Madrid, është një nga pengjet më të mëdha në karrierë për italianin Antonio Cassano. Aktualisht ai është pa klub, pasi ka mbyllur marrëveshjen me Sampdorian, por veterani ka qenë për disa vite një hero në kryeqytetin italian, para se të vishej me të bardhë në vitin 2006. Në Madrid ai dështoi dhe për këtë i vjen keq, sepse gjërat mund të kishin ndodhur ndryshe.

“Gabimi im më i madh ka qenë Real Madrid, sepse me kalimin tim në Spanjë bëra gjithçka për ta shkatërruar karrierën time. Për këtë jam penduar shumë. Në një vit e gjysmë atje, doja të mos kisha rregulla dhe kërkoja të shkoja në shtëpi, sepse mamaja ime nuk ishte e lumtur në Madrid. Pata mundësinë të luaja për Juventusin në Serinë B, por e refuzova për të dytën herë dhe u transferova te Sampdoria”, – u shpreh Cassano në “Corriere dello Sport”.

Faktikisht, sulmuesi ndihet keq veçanërisht për faktin që nuk ndoqi këshillën e shokut të tij, legjendës Francesco Totti. “Po të kisha dëgjuar vetëm 10% të të gjitha këshillave pozitive që Totti më ka dhënë, sot do të kisha një karrierë krejt tjetër. Mbaj mend kur ai më tha: ‘Më mirë të fitosh pak dhe të jesh i lumtur, se të shkosh diku tjetër dhe të mos jesh 100% i sigurt’. Shkova në Madrid dhe u ktheva prapë. Ndryshe, do të kisha luajtur për 10-15 vjet te Roma”./telesport/.

Artikulli paraprakCasillas bën pritjen e vitit, kundërshtarët nuk ju besojnë syve [VIDEO]
Artikulli tjetërMisioni titull për Skënderbeun kalon nga Korabi