Antonio Cassano ka përfunduar në harresë, ose gati. Sulmuesi i Sampdorias vijon të mbetet një trup i huaj për formacionin e skuadrës së drejtuar nga trajneri Marco Giampaolo. Në përfundim të një merkato verore të tejmbushur me refuzime transferimesh nga ana e futbollistit barez, si dhe me deklarata nga ana e presidentit Ferrero, futbollisti i ditëlindjes 1982 ka përfunduar jashtë skuadre, pa asnjë shans riintegrimi. Një situatë shumë e trishtë për ish-yllin e Romës, Real Madrid, Inter dhe Milan që vazhdon të punojë në mënyrë të vetmuar në ambientet e kompleksit sportiv “Mugnaini”, i trajtuar si një i ndarë nga shtëpia. Një trajner, një mjek dhe një fizioterapist përbëjnë stafin e tij, për ti mundësuar në mënyrë të përditshme për tu mbajtur në formë, me shpresën që të ndryshojë atë të shkruar deri tani si fati i tij.

Në këtë kuadër, sikurse raportohet nga ‘Il Secolo XIX’, Cassano u ka kërkuar drejtuesve të klubit me qendër në Liguria, mundësinë për të patur në dispozicion një portier, në mënyrë që të testojë edhe finalizimet e tij në drejtim të portës. Presidetni Ferrero dhe stafi i tij kanë marrë në konsideratë kërkesën e barezit, madje duke ia plotësuar atë, pasi në dispozicion të Cassanos është vendosur Giacomo Piçardo. Portieri i të rinjve të Sampdorias do të jetë tashmë në dispozicion të Cassanos gjatë stërvitjeve të tij solitare, që vijojnë të tërheqin vëmendjen e disa spektatorëve, tifozë të futbollistit veteran. Konkretisht, për momentin nuk duket të ketë të reja në lidhje me të ardhmen e tij, ndonëse është legjitime të mendosh se në janar mund të ketë ndryshime. Ndërkohë, konsiderohet e vështirë të hipotezosh qëndrimin e Cassanos deri në verën e ardhshme kur daton edhe skadimi i kontratës. Kështu pra, “Pibe de Bari” do të takohet sërish me drejtues të Sampdorias, për të vlerësuar sëbashku zgjidhje të mundshme të kësaj situate paradoksale, për një prej futbollistëve më të talentuar të viteve të fundit.

Artikulli paraprakFOTO/ “Mundo Deportivo”: Dani Alves në luftë si Rocky Balboa
Artikulli tjetërDonnarumma, engjëlli mbrojtës kuqezi që po dominon Europën