Portieri legjendar spanjoll nuk është më zgjedhja e parë për ekipin kombëtar, e madje ai nuk është ftuar as për ndeshjet kualifikuese për Botëror, nga trajneri i ri Julien Lopetegui.
Megjithatë gardiani i Portos, në një postim në Facebook ka treguar se nuk është larguar nga ekipi përfaqësues i Spanjës dhe se është në pritje të ftesës.
“Lopetegui ka zgjedhur futbollistë të tjerë dhe unë e respektoj vendimin e tij. Kam folur me të pasi që jemi edhe miq”.
“Ai ka zgjedhur De Gean për portier dhe unë jam i lumtur për të dhe ka gjithë përkrahjen time”.
“Për një gjë dua të jem i qartë, unë nuk jam pensionuar nga kombëtarja dhe do të jem gjithnjë në dispozicion të Spanjës”, ka thënë Casillas.