Iker Casillas mbyll përfundimisht karrierën e futbollit aktiv.
Pasi festoi ngritjen e trofeve me Porton, skuadrën e tij të fundit, gardiani spanjoll publikoi një mesazh domethënës në rrjetet sociale ku linte të kuptohej se karriera e tij në fushën e luajtur mbyllet pas 22 vitesh.
Më pas, Reali falenderoi dhe shprehu mirënjohje për ish-kapitenin që fitoi gjithçka në karrierë me madrilenët dhe Spanjën.

Tërheqja nga futbolli e Casillas ishte paralajmëruar prej kohësh, për shkak të probleme në zemër që përjetoi në maj të 2019-ës. Në fund të muajit të kaluar, ai deklaroi se do të punojë si këshilltar i presidentit të Realit Florentino Perez.