Gigi Buffon në moshën 40-vjeçare dhe pas 17 vjetësh në Juventus, u largua nga klubi simboli i të cilit ishte.
Ndonëse Buffon ka gjasa të vazhdojë karrierën e tij në PSG, largimi i tij nga Juventusi është fundi i një epoke dhe duhet denjësisht për ta shënuar atë, shkruan Korneri.net
Dy rivalët e mëdhenj të Buffon-it, për titullin e portierit më të mirë të dekadave të fundit, por jo më pak admirues, ata e bënë atë në mënyrë origjinale.
Portieri i Portos Iker Casillas dhe Manuel Neuer i Bayernit respektuan Buffonin, pasi ata u fotografuan me fanellën e tij nga Juventusi, me një hashtag # UN1CO në mëngë, që do të thotë unik.
Me këtë etiketë, Juventusi ndau fotot e performansave të Casillas dhe Neuer në rrjetet sociale, të cilat, natyrisht, provokuan entuziazmin e mijëra tifozëve të Juventusit. /Korneri.net