Rihapet gara në La Liga për titullin kampion. Pas disfatës 0-2 të Atleticos së Madridit përballë Levantes, Real i Madridi fitoi 0-1 në fushën e Valladolidit e tashmë diferenca mes dy kryesuesve është vetëm tri pikë. Askush nuk e besonte që në tri javët e fundit “Los Colchoneros” do të linin shtatë pikë, ndërkohë që Reali ka marrë pikë të plotë në katër përballjet e fundit në kampionat.

Në “Estadio José Zorrilla” të Valladolidit sfida u vendos nga goli i Casemiros në minutën e 65-të, pas një lëvizje të bukur të Toni Kroos, i cili asistoi brazilianin.

Në fakt, në fillim të takimit rastet më të pastra i pati skuadra vendëse, ku spikat ai i minutës së 7-të, kur Tibaut Courtois kreu një pritje vendimtare. Gjatë pjesës së parë, Mariano shënoi dy herë për Realin, por në të dy rastet në pozicion jashtë loje.

Pas zhbllokimit të ndeshjes nga Casemiro, Valladolidi u hodh në sulm për të kthyer paraspeshën, prentendoi edhe për 11-metërsh në minutën e 75-të, por rezultati mbeti i pandryshuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here