“Miss BumBum” po përpiqet me të gjitha mjetet për të marrë faljen e Messit, i cili ia ka bllokuar rrjetet sociale për gjoja dërgimin e fotove lakuriq.

Suzy Cortez thotë se ajo kurrë nuk i ka dërguar ato imazhe për të goditur klubin, por në javët e fundit, gjuha e përdorur prej saj në rrjetet sociale, e bëri xheloze partneren e yllit argjentinas, Antonella Rocuzzo, e cila i bëri “block” në adresat e Messit dhe të sajat në rrjetet sociale.

Tani, “Miss BumBum” ka nisur një fushatë virtuale dhe kërkon falje. Së pari, ajo u përpoq me një foto, perms së cilës e uronte Leo Messin për 100 golat e tij nën drejtimin e Luis Enrique. Pak ditë më parë ajo ka pozuar me një foto të Messit me kombëtaren “Albiceleste”, pasi pesë herë fituesi i “Topit të Artë” vendosi të kthehej për të luajtur me Argjentinën, duke e rishqyrtuar vendimin e tij, që e lajmëroi pas humbjes në finale të “Copa America”.

Artikulli paraprakGjest tepër i ulët i diktatorit kinez, tregon gishtin e mesëm në “Maracana”
Artikulli tjetërRikthehen emocionet e Serie A