Nuk ka dyshim se kryesia e re e Milanos në krye me trajnerin Vincenzo Montella nuk janë duke e ndërtuar skuadrën apo fazën e sulmit rreth kolumbianit Carlos Bacca, të cilit nuk i besojnë dhe nuk të gatshëm t’ia premtojnë vendin e startuesit andaj më së miri për vet lojtarin është të largohet, shkruan Korneri.net.

Dhe, pikërisht një komunikim i vet lojtarit me një gazetar andaluzian Roberto Arrocha në Tëitterm ka fuqizuar edhe më shumë bindjen se Bacca i ka ditët e numëruara te Milan.
Kur gazetari i pyeti sulmuesin se se a do të kthehej te Sevilla aty ky edhe e ka bërë emrin Bacca, ky i fundit ia ktheu me “ok”, pra kjo përgjigje nënkupton edhe dëshirën e lojtarit që të rikthehet te ish skuadra e tij.
Për momentin nuk ka asgjë konkrete edhe në mes klubeve, por kjo është një shkëndi që më vonë e ndez zjarrin. /Korneri.net

Artikulli paraprakBarcelona: Mendohet edhe për repartin defanziv
Artikulli tjetërMilani s’ka para për të paguar Bonuccin, bankat refuzojnë t’i japin kredi