Sipas raportimeve të fundit në Spanjë, Ancelotti kësaj here ia ka vënë syrin uellsianit, Gareth Bale.

Ueullsiani 27-vjecar është një ndër lojtarët më kryesor të Zinedin Zidane-s. Dhe nuk do t’a lëshoj lehtë. Real Madrid e bleu Gareth Bale-n nga Tottenham Hotspur për 100 milion euro. Gareth Bale për momentin është duke shijuar pjesën më të mirë të karrierës së tij tek Real Madrid.

Gjithashtu Gareth Bale ka fituar dy herë Champions League-n me “Galaktikët”. Këtë sezon në 19 ndeshje ka realizuar 9 gola dhe ka dhuruar 4 asiste në të gjitha garat. Kontrata e tij me Real Madrid është deri më 2022, dhe do t’i kushtojë absolutisht shumë Bayern-it.

Artikulli paraprakVizitohet nga bashkëlojtarët Drilon Nuza
Artikulli tjetërReagi i FC Prishtinës pas skandalit të fundit