Një nga trajnerët më të mëdhenjë në histori të futbollit italian dhe atij botëror, Fabio Capello, është i mendimit se Juventus nuk ka konkurencë për titull në Serie A dhe kjo është një diçka shumë e keqe.

Capello po ashtu tha se fitorja e Juventus ndaj Romës para disa ditëve mund të jetë përcaktuar për titull, pasi diferenca e krijuar nga bardhezinjët pothuajse është e parritshme nga skuadrat tjera.

“Juventus e filloi jo mirë kampionatin por si çdo vit ata kanë rikuperuar shumë shpejtë. Është diferencë shumë e madhe pas pas fitores në derbi ndaj Romës dhe mund të themi lirisht se Serie A është shndrruar në një kampionat pa garë këtë edicion”, tha Capello për mediat italiane.

Artikulli paraprakLucescu i’a hap “dyert” Witselit për kalim në Serie A
Artikulli tjetërSurprizuese: Ky është lojtari shqiptar që nominohet për futbollist të vitit në Hungari