Kartoni i kuq që Remo Freuler e mori në fillim të ndeshjes Atalanta kundër Real Madridit, zemëroi ish-trajnerin e njohur ekspertin italian Fabio Capello.

Kujtojmë, gjyqtari gjerman Tobias Stieler përjashtoi Freuler në minutën e 18-të të ndeshjes së parë të 1/16 së finales në Ligën e Kampionëve pasi ai ndaloi Ferland Mendy në krye të zonës së penalltisë, përcjell Korneri.net

“Unë jam i zhgënjyer me vendimin sepse ai nuk ishte njeriu i fundit në mbrojtje dhe lojtari rival shkoi anash. Një karton i verdhë do të ishte një vendim i pranueshëm, dhe një i kuq është i pashpjegueshëm. Ju po shkatërroni lojën në këtë mënyrë “, ishte i qartë Capello dhe nuk u ndal këtu: ” Unë kam filluar të dyshoj. Asnjë penallti nuk u akordua para dy netësh për Lazion kundër Bayern. “

Mediat italiane kujtojnë se me këto dy situata në të cilat pretendohet se klubet e tyre kishin humbur, penalltia më e rreptë për ekipin e madh italian nuk u akordua as në ndeshjen midis Porto dhe Juventus pas nsërhyrjes së qartë ndaj Cristiano Ronaldos. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here