Në fundjavë Interi do të përballet me Juventusin për të dytën herë këtë sezon, me shpresën se do të bëjë një kthesë të madhe në kampionatin italian. I ardhur nga një disfatë turpëruese përballë Lacios në Kupën e Italisë, Interi kërkon kthesën e duhur për të marrë revansh në Serie A dhe Juventusi është kundërshtari i duhur për të matur forcat. Të gjithë besojnë se Interi mund t’ia dalë mbanë në këtë ndeshje për të fituar dhe përmirësuar imazhin etij. Mesfushori i Interit, Antonio Candreva, në prag të përballjes ndaj Juventusit ka thënë se ekipi i tij duhet të bëjë performancën më të të mundshme për të marrë pikë në udhëtim te kampioni italian.

“Është ndeshje shumë e rëndësishme, shumë e bukur dhe të gjithë do ta shikojnë. Ishte një atmosferë e jashtëzakonshme në “San Siro” në ndeshjen e parë dhe ne fituam. Momentalisht jemi në një formë të mirë, prandaj jemi të gatshëm të shkojmë atje dhe t’iu japim një ndeshje të vështirë”, është shprehur Candreva.

Artikulli paraprakMourinho: Me mungon kjo garë, dua të rikthehemi atje….
Artikulli tjetër5 arsyet e transferimit të Hysajt tek Barcelona