Francesco Camarda po i mëson shumë mirë tifozët e Milanit.

Gjithashtu pasditen e sotme, në ndeshjen e Ligës së të rinjve mes Milanit dhe PSG-së, sulmuesi 15-vjeçar i kuqezinjve shënoi me një goditje të çmendur (gërshërë), e cila kujton gjestet atletike të kampionëve të mëdhenj, si Van Basten, Rooney apo Cristiano Ronaldo, shkruan Korneri.net

Milani i Ignazio Abate me fitoren 3-2 ndaj PSG, kaloi në pozitën e parë të grupit me 9 pikë, por Camarda po bëhet gjithnjë e më shumë temë kryesore te Milani dhe mediet evropiane, pasi është i jashtëzakonshëm.

Por mbi të gjitha pyesim veten se kur do të debutojë në ekipin e parë? /Korneri.net

Artikulli paraprak23 medalje europiane në 10 vite, Kosova është superfuqi në xhudo
Artikulli tjetërDollarumma në San Siro, nuk do të pritet mirë