Pas fitoreve në udhëtim në La Ligandaj (Valladolid, Huesca, Bilbao, Granada, Elche, Betis), megjithatë Barcelona humbi dy pikë të mëdha kundër Cadiz këtë të diel.

“Camp Nou” u rikthye në një stadium lehtësisht të thyeshëm. Përveç humbjes kundër Real Madridit në “El Clasico”, skuadra e Koeman ka lënë 6 pikë kundër Eibar, Valencia dhe Cadiz, në kampionat, kurse në Champions, pas tetë vitesh pa humbur në shtëpi 0-3 nga Juventusin në garat evropiane duke e humbur vendin e parë në grup, përcjell Korneri.net

Por, në javën e kaluar humbën edhe 1-4 kundër PSG-së duke qenë virtualisht të eliminuar nga kjo garë e çmuar. Kjo tregon se sivjet Barcelona është lehtë e kalueshme, dhe gjithashtu e lehtë për t’u mposhtur në shtëpi. Ky trend ndryshoi që pas pandemisë. Në mënyrë befasuese, katalunasit po thyhen në “Camp Nou”, dikur vendin ku rivalët e tyre luteshin të humbnin me rezultat të ngushtë. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here