Italiani Marco Calvani nuk do të jetë trajner i Sigal Prishtinës, ashtu siç ishte paralajmëruar në fillim të këtij muaji, shkruan sot Koha Ditore.

Trajneri 53-vjeçar ka njoftuar zyrtarët e klubit bardhekaltër se për shkak të disa arsyeve i duhet të refuzojë kontratën që i është ofruar, e me të cilën ishte pajtuar parimisht.

Ai deri më tash kishte lënë në pritje Sigal Prishtinën, pasi kishte kërkuar kohë për ta shkëputur kontratën me një ekip në Itali.

Për disa ditë kishte qëndruar edhe për vizitë në Prishtinë për t’u njoftuar nga afër me punën dhe kushtet. Por, kjo vizitë ia ka ndryshuar mendjen italianit që ka vendosur të mos pranojë ofertën e Sigal Prishtinës.

Artikulli paraprakKohë vizitash historike, një yll takon yjet tek Barcelona!
Artikulli tjetërMarseille befason gjigantët evropian, zyrtarizon ofertën e parë për yllin e Premier League