Lajme shumë të këqija për Bayer Leverkusen pasi e ka humbur pothuajse për tërë stinorin njërin prej futbollistëve më të mirë Hakan Calhanoglu. Nuk është fjala për ndonjë lëndim, por për një çështje tjetër krejtësisht banale dhe dënimi i tij është saktësisht katër kuaj.

Në vitin 2011, kur futbollisti nuk i kishte mbushur ende 18 vjet, ishte pjesë e skuadrës gjermane Karlsruhe dhe atë vit nënshkruan me turqit e Trabzonspor ku nuk luajti asnjë ndeshje pasi nuk shkoj fare në Turqi për të kaluar te Hamburg. Klubi i njohur Trabzonspor është ankuar në FIFA, dhe e ka fituar çështjen në (Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv) pas së cilës numri 10 i Leverkusen do të paguaj 100 mijë euro dënim, dhe nuk do të ketë të drejtë loje për katër muaj.

Njeriu më i madh i klubit gjerman Rudy Voller u shpreh shumë i zhgënjyer me lajmin sepse sipas tij jo që ka humbur vet Calhanoglu, por edhe klubi Leverkusen. I vjen keq për këtë që ka ndodhur, mirëpo e ka pranuar se Trabzonspor ka patur të drejtë.

Artikulli paraprakKthehet “truri” i Real Madridit
Artikulli tjetërNuk është në listën e Champions League