Pas ndeshjes Kroaci-Kosovë, Ante Çaçiq, trajner i përfaqësues së Kroacisë nuk e ka konsideruar të lehtë fitoren e Kroacisë ndaj Kosovës.

Ai tha se përveç fushës që ishte e vështirë, as loja nuk ka qenë e lehtë, derisa shtoi se kjo ndeshje ka lënë gjurmë për shkak të lëndimit të Manxhukiqit.

“Fusha ishte e vështirë dhe nuk ka qenë lojë e lehtë. Ne dominuam lojën dhe arritëm golin, tani kemi ndeshjen me Turqinë, por kjo ndeshje ka lënë gjurmë sepse Manxhukiq është i lënduar. Me vjen keq që Kroacia nuk ka një stadium më të mirë.

Ai tha se përfaqësuesja e Kosovës dita-ditës është duke u rritur, derisa ka parashikuar ballafaqim të vështirë për secilën përfaqësuese që luan me Kosovën.

“Nuk me ka befasuar Kosova sepse nga dita e ditës po rritet dhe mendoj se kushdo që luan ndaj Kosovës do ta ketë vështirë”, ka thënë Çaçiq.

/Koha.net

Artikulli paraprakPRAPASKENA/ Milani i ofroi 8 milionë euro në sezon Moratës, ja si dështoi gjithçka
Artikulli tjetërAnkth për Barcelonën, Raiola merr në dorë talentin e së ardhmes (Video)