Kroacia shënoi fitore të mundimshme ndaj Kosovës të dielën mbrëma në Zagreb, me te vretmin gol të realizuar nga mbrojtësi Domagoj Vida, por ishte fitore që kishte peshën e vet.

Me këto tri pikë Kroacia e mbajti pozitën e parë në tabelë në Grupin I, por tash e pret një ndeshje e vshtirë ndaj Turqisë në udhëtim.


I vetëdijshëm se Turqia ka potencial për fitore, Ante Ccaic edhe ashtu shumë i kritikuar nga mediat kroate për lojën jo të mirë, në Turqi shkon me një lajm të keq pasi do të bëjë llogari pa mesfushorine Barcelonës, Ivan Rakitic i cili pësoi një lëndim të lehtë në pjesën e pasme të musklit të këmbës së djathtë.
Rakitic nuk do të luaj, dhe ky shihet si hendikep i madh. /Korneri.net

Artikulli paraprakWenger: Isha pranë largimit sezonin e kaluar
Artikulli tjetërInter mund të marrë ish-qendërmbrojtësin e Milanit