Sulmuesi i Manchester City, Gabriel Jezusi, mund të kthehet në dispozicion të Guardiola për ndeshjen gjysmëfinale të FA Cup, e cila zhvillohet këtë të dielle ndaj Arsenalit . Daily Star ka konfirmuar evoluimin e shërimit të brazilianit 20 vjeçar i cili konsiderohet si një nga talentët më premtues në botë.
Gabriel Jesus u transferua te City në muajin janar, ku filloi për mrekulli aventurën e tij në Premier League. Por, një lëndim e la jashtë fushës së blertë talentin brazilian i cili nga katër paraqitje sa ka regjistruar për Man City, ka realizuar tre gola.