Largimi i Neymar bëri që Barcelona të hidhej menjëherë në veprim, duke marrë shërbimet e Dembeles. Megjithatë katalanasve nuk i shkuan llogaritë ashtu siç kishin menduar me mesfushorin francez.

Ndërkohë që kampionati spanjoll po i drejtohet mesit të tij, Dembele ka zhvilluar vetëm dy ndeshje që nga koha kur i është bashkuar Barcelonës. Por tashmë ekipi spanjoll mund të buzëqesh teksa i shtohet një “armë” shtesë, kjo pasi Dembele e ka lënë pas dëmtimin.

Mesfushori francez është rikthyer në stërvitje gjatë ditës së sotme. Megjithëse ka bërë stërvitje të diferencuar, ish-mefushori i Dortmundit i bashkohet kryesuesve të Spanjës, pas shumë muajsh jashtë fushave të blerta nga një dëmtim i pësuar kundër Getafes.

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Feyenoord – Napoli
Artikulli tjetërDebuton në Europë në një ndeshje pa vlerë, por Gatusso befason me deklaratën e tij