Mercedes' Lewis Hamilton (left) and McLaren Mercedes' Jenson Button during the 2013 Santander British Grand Prix at Silverstone Circuit, Towcester.

Lewis Hamilton do të shpallet sërish kampion bote në Formulën 1. Kjo është ajo që ka deklaruar Jenson Button për bashkëkombasin e tij, që këtë stinor e sheh veten të rivalizojë fort me pilotin tjetër të Mercedesit, Nico Rosberg, me të cilin diferencat janë shumë të vogla.

“Unë personalisht e ndjej se Lewis Hamilton do të fitojë titullin botëror edhe pse në Itali gara nuk shkoi sipas planeve të tij. Ai qëndroi për shumë kohë prapa Rosberg në renditje dhe njerëzit duket se e kanë harruar këtë fakt. Për mendimin tim, rezultatet e Hamiltonit kanë më shumë vazhdueshmëri, sidomos kur bolidi i ecën shumë mirë. Psikologjikisht është më i fortë se më parë dhe besoj se do ta fitojë titullin e katërt”, tha Button për “Sky Sports”.

ara e radhës së Botërorit të Formulës 1 është në Singapor dhe ajo do të zhvillohet këtë fundjavë. Në renditjen e përgjithshme, Lewis Hamilton është në krye me 250 pikë, por Rosberg është larg tij me vetëm 2 pikë më pak.

 

Artikulli paraprakLöw, pranë rinovimit me Gjermaninë
Artikulli tjetërKush nuk i pëlqen te United trajnerit Mourinho