Drejtuesi i lart i Realit, Emilio Butragenjo ka komentuar shortin e hedhur sot në mesditë në Nion. Ai beson kjo ndeshje fare mirë mund të ishte edhe finalja e këtij sezoni.

“Kjo ndeshje mund të ishte edhe finale duke marrë parasysh potencialin e të dyja skuadrave. Është një duel i barabartë dhe një nga të dyja do të kalojë në raundin tjetër. Siç e thash edhe më lart të dyja janë kandidatë për të fituar Championsin.

PSG çdo sezon vlen lojtarë të niveli shumë të lart dhe janë t fortë. Kanë luajtur në mënyrë të përsosur në fazën e grupeve dhe kanë një potencial të madh. Me Nejmar dhe Mbape mund të fiton shumë, ndaj dhe janë të rrezikshëm. Ndaj tyre do të luajmë dy finale dhe për publikun do të jenë dy ndeshje shumë tërheqëse.

Mbape dhe Neymar në Bernabeo? Janë dy futbollistë që mund të kontribuojnë shumë te ta. Mbape është shumë i ri, ndërkohë që Nejmar është një lojtar i veçantë që është i rrezikshëm. Ata mund të jenë në nivelin tonë, por nuk duhet të harrojmë se ne jemi skuadra kampione në fuqi”, u shpreh Butragenjo.

Artikulli paraprakShorti Europa League: Lyon –Villarreal çifti më I fortë, Milan,Arsenal dhe Napoli nuk e kanë vështirë
Artikulli tjetërKy është Reali! Nisi bisedimet me agjentin e njërit prej mesfushorëve…