Chicago Bulls dhe i përhershmi Jimy Butler shkëlqejnë në mbrëmjen e NBA duke siguruar një fitore shumë të rëndësishme ndaj Toronto Raptors, 123:118, por pas kohës shtesë. 19 pikët e qëndrës së “Demave” në periudhën e tretë rezultuan vendimtare për epilogun final, derisa Butler e mbylli ndeshjen me 42 pikë. Nga ana tjetër, DeMar DeRozan nuk arriti të ndihmonte ekipin kanadez edhe pse regjistroi 36 pikë. Pjesa më fenomenale e ndeshjes ishte kohëa shtesë kur Butler me një 3 pikësh e çoi ndeshjen në shifrat 114:111, ndërsa ishte McDermott ai që thelloi avantazhin duke i siguruar Chicagos një sukses që e mban në vendin e tetë të Lindjes.

Në San Antonio, Spurs nuk hasën asnjë vështirësi për ta mposht 102:85 Charlotte Hornets. Vendasit e bënë diferencën në pjesën e dytë të ndeshjes. Kjo është fitorja e 30 sezonale për skuadrën teksane, ndërsa në krahun tjetër, Charlotte regjistroi humbjen e 10 rresht në sezon të rregullt përballë skuadrës së Popovich. Takimi ishte i baqrabartë deri në barazimin 60:60, por më pas në “AT & T Center” kishte vetëm një skuadër dhe ajo ishte San Antonio që bllokoi me saktësi lojtarët kundërshtarë duke e detyruar Kemba Walker të limitohej në kuotën e 18 pikëve. Fitorja e mban San Antonion në vendin e dytë të perëndimit me vetëm një sukses më shumë se Houston Rockets ku Charlotte do të udhëtojë ndeshjen e radhës.

Në Oklahoma, i përhershmi Rusell Westbrook shkëlqeu në suksesin 121:106 ndaj Denver Nuggets. Edhe këtë herë ai regjistroi “triple double” apo për herë të 17 gjatë këtij sezoni me 32 pikë, 17 kërcime dhe 11 asistime. Thjesht fenomenal Westbrook, ndërsa Oklahoma siguron një fitore të rëndësishme duke konsoliduar pozitat në vendin e shtatë dhe tashmë shënjestron pozicionin e gjashtë të perëndimit aty ku ndodhet Memphis me vetëm një fitore më shumë.

New York humbi nga Indiana Pacers 123:109. Vendasit e siguruan suksesin në periudhën e katërt ku realizuan 33 pikë, ndërsa në krahun tjetër, Kristaps Porzingis nuk arriti të çante mbrojtjen e Pacers. Në takimin tjetër mes Utah Jazz dhe Minesotta Timberwolves, ishte skuadra nga Salt Lake City që triumfoi me rezultat 94:92 duke përfituar edhe nga rikthimi i George Hill, i cili i dha një dorë të madhe ekipit në këtë sukses me 19 pikët e tij. Rrugëtimin e rezultateve pozitive e vazhdojnë edhe Boston që fitoi 117:108 New Orleans dhe Atlanta ndaj Dallas 97:82.

Artikulli paraprakOfertë e “çmendur” nga Chelsea për yllin e PSG-së
Artikulli tjetërFOTO/ Xhaka publikon një FOTO me gruan “pas seksit”