Disfata 1:3 në shtëpi nga rivali më i madh dhe historik Real Madrid në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës, ka prish atmosferën në klubin katalunas dhe nuk ka lojtarë të katalunasve që nuk ka dhënë së paku një deklaratë të shkurtër pas kësaj humbje e cila me shumë gjasa e largon Barcelonën nga trofeu u parë sezonal kur kihet parasysh se ndeshja e kthimit zhvillohet në Santiago Bernabeu, shkruan Korneri.net.

Mesfushori Sergio Busquets pranon se Barcelona duhet të bëjë më shumë transferime, por këmbëngul se nevoja nuk është rritur nga humbja e tyre në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës ndaj Real Madridit.

“Skuadra nuk ka nevojë për blerje të reja për shkak të këtij rezultati. Ne kemi nevojë për përforcime sepse kemi për t’i rinovuar gjërat. Është shumë e vështirë, por ne shkojmë në “Bernabeu” me qëllim që të rikthehemi në diskutim. Ne duhet ta transferojmë dike…po ose po”, tha mesfushori spanjoll. /Korneri.net

Artikulli paraprakNuk ftohet për Champions League, Barcelona e pret me duar të hapura
Artikulli tjetërZbulohen prapaskenat e yllit të Milanit me menaxherin. Ja çfarë u kurdis