Alban Bushi dhe Erjon Bogdani do të jenë ata që do të drejtojnë kombëtaren U21 dhe U19 në Eliminatoret e ardhshme të Kampionatit Europian në këtë kategori moshash.

Alban Bushi, që deri tani ka mbuluar rolin e menaxherit të Kombëtares A, do të zëvendësojë në pankinën e përfaqësueses së 21 vjeçarëve, Redi Jupin.

Ndërsa Erjon Bogdani, që deri në këtë moment ka qenë në rolin e asistentit të Gianni De Biasit, do të zëvendësojë në stolin e U19, Arjan Bellain. Bushi dhe Bogdani do të nënshkruajnë kontrata një sezonale pwr kualifikueset që do të luhen për Europianët e vitit 2019 për të dyja këto kategori moshash.

Prezantimi i Alban Bushit dhe Erjon Bogdanit si trajnerët e Kombëtares U21 dhe U19, me shumë mundësi do të bëhet ditën e premte.

Artikulli paraprakSuarez i Barcelonës deri në vitin 2020
Artikulli tjetërReali i Zidane, drejt një rekordi të ri pamposhtmërie