Xherdan Shaqiri, links, und Ricardo Rodriguez, rechts, scherzen beim Training am Montag, 3. September 2012, in Freienbach. Die Schweizer Fussball Nationalmannschaft beginnt am kommenden Freitag die Qualifikation fuer die WM 2014 in Slowenien. (KEYSTONE/Steffen Schmidt)

Sulmuesi i përfaqësueses kosovare, Albert Bunjaku, në një prononcim për Koha Ditore, ka shprehur mendimin e tij mbi mundësinë e afrimit të Shaqirit, Xhakës e Behramit te Kosova.

“Sa më shumë lojtarë që vijnë është më mirë për ne, por mua nuk ma merr mendja që do të vijë dikush prej lojtarëve të njohur. Sikur ta kishin këtë në mendje do të vinin më herët”, ka thënë Bunjaku.

Futbollisti që ka zgjedhur të veshë fanellën e Kosovës që në fillimet e saj kur FIFA e lejoi të zhvillonte takime miqësore, ka luajtur më parë edhe vetë me Zvicrën, teksa ka qenë pjesë e kombëtares helvetike në Kampionatin Botëror “Afrika e Jugut 2010”.

“Unë jam nga Kosova, kam lindur në Kosovë dhe kjo me shtyn të luaj për Kosovën. Kam gjetur kënaqësinë që kam shpresuar ta gjej duke luajtur për vendin tim”, është shprehur ai.

Artikulli paraprakBarcelona gjen zëvendësuesin e portierit Claudio Bravo, ja kush është
Artikulli tjetërPrishtina e filloi furishëm edicionin e ri