Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet kundër Kroacisë dhe Finlandës të vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.
Kosovës do t’i mungojnë 5 futbollistë të rëndësishëm: Herolind Shala, Alban Pnishi, Fidan Aliti, Fanol Perdedaj dhe Avni Pepa.
“Nuk kanë hapësira me skuadrat e tyre dhe kanë mbetur jashtë”, theksoi Bunjaku.
Ndeshja me Kroacinë zhvillohet më 2 shtator në “Maksimir’ në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës “Rusi 2018”, ndërsa pas tri ditëve Kosova pret Finlandën në stadiumin “Loro Boriçi”.
Lista e plotë:
Portierë: Samir Ujkani, Adis Nurkovic, Bledar Hajdini.
Mbrojtja: Amir Rrahmani, Bajram Jashanica, Ardin Dallku, Mergim Vojvoda, Benjamin Kololli, Leart Paqarada dhe Lirim Kastrati.
Mesfusha: Enis Alushi, Hekuran Kryeziu, Besar Halimi, Bernard Berisha, Valon Berisha, Donis Avdijaj, Arber Zeneli dhe Milot Rashica.
Sulmi: Vedat Muriqi, Atdhe Nuhiu dhe Erton Fejzullahu