Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, shpreson se gjatë ditës së nesërme FIFA do t’u jap leje gjithë lojtarëve për të luajtur ndeshjen e parë historike ndaj Finlandës.

“Samiri do të jetë në këtë ndeshje. Unë nuk dua të besoj në diçka tjetër, vetëm se ai do të luajë në këtë sfidë. Ai është kapiteni jonë”, ka thënë Bunjaki.

“Federata ka qenë vazhdimisht në kontakt me FIFA’n dhe ky vendim është dashur të jepej sot, por që është shtyrë për nesër”, shtoi ai.

“I jemi ofruar dita ditës listës, pra po marrim lajme pozitive. Do të presim nesër për të parë se cilët lojtarë do t’i kem në dispozicion”, shtoi mes tjerash trajneri i Kosovës. /Express/

Artikulli paraprakLRF Prishtinë: Filloi edicioni i ri 2016/17, rezultate befasuese qysh në fillim
Artikulli tjetërGjendja aktuale e Aziz Salihut (Foto)