Trajneri i Përfaqësuesës së Kosovës, Albert Bunjaki ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e rradhës kualifikuese për Kupën e Botës “Rusi 2018”.
Ashtu siç ju kemi informuar më heret risi në këtë listë janë emrat e të rikthyerve Bajram Jashanica e Besar Halimi, që për arsye teknike ishin lënë jashtë në ndeshjet e kaluara. Ndërkohë për herë të parë do të kenë rast të mbrojnë ngjyrat e Përfaqësuesës në këto kualifikuese sulmuesi Erton Fejzullahu e mbrojtësi Ardin Dallku.
Mungesë e madhe është ajo e mbrojtësit të pazëvendësushëm Alban Pnishi, që mungon për arsye dëmtimi, ndërkohë ndaj Kroacisë, do të mungoj edhe Bernard Berisha, njofoi Bunjaki para gazetarëve në konferencë për shtyp.