Saktësisht me 28 peill të vitit 2020, ekskluzivisht kemi shkruan lajmin se Albert Bunjaki do të rikthehet në FFK-së, por në një rol tjetër.

Atë kohë kur ishte fillimi i pandemisë në vendin tonë, pak kush ka menduar dhe besuar se kjo do të ndodh, mirëpo kishin burime të sigurta që kjo çështje është e kryer, dhe se pritet vetëm moment ii duhur që të realizohet apo finalizohet gjithçka, shkruan Korneri.net

Nëntë muaj më vonë, ish-përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki që qëndroi në krye të “Dardanëve”  për rreth 10 vite, tash e tutje do të mbajë postin e zyrtarit në kuadër të edukimit të trajnerëve, sektor te cilin FFK e kishte planifikuar ta ketë si një lloj  shkolle të edukimit dhe licencimit edhe për licencën A, për një të ardhme të afërt.

Ky ka qenë postimi i Korneri.net pikërisht gjatë muajit prill të vitit që lam pas. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here