Mbrëmjen e së enjtes, në një kohë kur kombëtarja shqiptare do të luajë në Lihtenshtajn, Kosova do të përballet me Kroacinë në Shkodër, në ndeshjet e dyta të vlefshme për fazën kualifikuese të Botërorit të 2018-s.

Për ndeshjen e 6 tetorit në Shkodër, mes Kosovës e Kroacisë, sikurse edhe për ndeshjen kundër Finlandës, UEFA ka kërkuar të mos lejohen flamujt kuqezi në stadium, gjë që nuk është pritur shumë mirë jo vetëm nga tifozëria.

Por, përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, ka thënë se në Shkodër nuk do e ndalin dot flamurin kuqezi.

“Sa i përket ndeshjes në Shkodër, jam shumë i lumtur që luhet atje. Besoj se do të kemi mbështetjen maksimale. Çështja e moslejimit të flamurit kuqezi është një procedurë e UEFA-s dhe FIFA-s, sipas së cilës nuk lejohen flamuj të përfaqësueseve të treta apo të katërta. Por këtë nuk do e ndalin dot, se flamujt kuqezi ishin edhe në Finlandë”, u shpreh Albert Bunjaki për TopChannel.

Artikulli paraprakFormacioni i Shqipërisë kundër Lihtenshtejnit
Artikulli tjetërStupcat me shokë nisen drejt Shkodrës [FOTO]