INGOLSTADT, GERMANY - APRIL 02: Florent Hadergjonaj of Ingolstadt celebrates scoring the second goal during the Bundesliga match between FC Ingolstadt 04 and 1. FSV Mainz 05 at Audi Sportpark on April 2, 2017 in Ingolstadt, Germany. (Photo by Adam Pretty/Bongarts/Getty Images)

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, është duke pasur telashe të mëdha me mbrojtësit anësor, por dukët që shumë shpejt në radhët e veta do ta ketë një nga mbrojtësit më të mirë anësor shqiptar në futbollin evropian.

Fjala është për Florent Hadergjonaj, i cili aktualisht luan për skuadrën gjermane Ingolstadt dhe është duke u monitoruar nga gjiganti bavarez Bayern Munchen.

“Korneri.net” mëson se Hadergjonaj ka pranuar të luajë për Kosovën, pasi një gjë të tillë e kanë konfirmuar familjarët e tij, kështu që Hadergjonaj është këshilluar nga Bunjaki që të luajë sa më shumë te Ingolstadt dhe më pas do të ftohet nga Kosova.

Gjithmonë sipas burimeve të “Korneri.net”, Bunjaki ka qenë në kontakte me periudhë kohore mjaft të gjatë deri te akordi përfundimtar.

Kyjtojmë që Hadergjonaj shënoi sot në ndeshjen ndaj Mainz, duke ia siguruar fitoren prej 2:1 skuadrës së tij.

Artikulli paraprakStatistikat e xhiros së 23-të, në Vala Superligë
Artikulli tjetërNga Ibrahimovic te De Rossi, ja gjashtë “yjet” që në verë mbesin pa kontrata