Sarajevo, 050110 U nogometni savez reprezentacije BiH danas je iz Parizia stigao novi selektor reprezentacije BiH Safet Susic - Pape. Na slici: Safet Susic dolazi u prostorije saveza. Foto: Dado Ruvic / CROPIX

Safet Sushiq, ish-përzgjedhsi i Bosnjës dhe Hercegovinës ka marrë ofertë nga kreu i Federatës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, për të zëvendësuar përzgjedhësin actual, Albert Bunjaki, merr vesh gazeta “Lajm” në Maqedoni.

Nëse është për t’i besuar këtij informacioni, përgjigja e Sushiqit ka qenë pozitive, por problemi qëndroi te kërkesa e lartë e tij, që për FFK-në ka qenë e papërballueshme.

“Për këtë shkak edhe bisedimet mes kreut të FFK-së, Fadil Vokrri dhe trajnerit Safet Sushiq janë ndërprerë në fazën fillestare”, shkruan “Lajmi”.

Kujtojmë se, Safet Sushic ka drejtuar Bosnjën dhe Hercegovinën për pesë vite nga 2009-2014. 62-vjeçari ka një karrierë të pasur si trajner, duke punuar më shumë në skuadra turke dhe franceze./Korneri.net.

Artikulli paraprakNuk është pjesmarrja e parë e Prishtinës në Evropë, ja kur kanë luajtur herën e parë
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Vikingur – Trepça ’89