Bundesliga do të jetë i pari kampionat i rëndësishëm europian që do të aplikojë moviolën në fushë.

Federata Gjermane e Futbollit konfirmoi se duke nisur që nga muaji gusht i këtij viti, do të nisë zbatimi i sistemit “Video Assistant Referees”. Vendimi u mor pasi u panë rezultatet e arritura nga testimi i sistemit VAR gjatë pjesës së parë të sezonit që i kanë lënë të kënaqur drejtuesit e institucionit më të lartë të futbollit gjerman.

“Tani do të nisim punën për të parë komunikimin mes sistemit VAR dhe arbitrit të”, tha zëvendëspresidenti i Federatës, Ronny Zimmerman në një konferencë për shtyp. “Do të jetë diçka shumë e mirë nëse gjithçka do të funksionojë. Shpresojmë që gjithçka të jetë gati përpara fillimit të sezonit të ri”.

Sistemi VAR u përdor për herë të parë në ndeshje zyrtare gjatë Botërorit të Klubeve të zhvilluar në Japoni në dhjetor të 2016, eveniment që u fitua nga Reali i Madridit./T.Ch/.

Artikulli paraprakAllegri-Montella: Në çerekfinale me gazin në maksimum
Artikulli tjetërE pabesueshme, por e vërtetë: Ronaldinho nesër zyrtarizohet te Barcelona….